Pas Bleros, Afrona Dika i jep fund lidhjes me biznesmenin zvicerian

Një nga personazhet më të komentuara të medias rozë Afrona Dika u rikthye edhe njëherë në vëmendjen e të gjithëve.

Vetëm pak kohë pasi konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me biznesmenin zvicercian James, blogerja duket se i ka dhënë fund romancës.

Edhe pse çifti javë më parë shijuan pushimet në Turqi, papritur u pa se nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Kujtojmë se edhe për ditëlindjen e Afronës, James nuk bëri asnjë urim publik, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për ndarje.