Zelensky: Sulmet ruse në portet e Ukrainës përbëjnë rrezik për "sigurinë ushqimore globale"
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se sulmet ruse në infrastrukturën portuale të Ukrainës përbënin një sulm ndaj “sigurisë ushqimore globale”, pas një nate tjetër bombardimi.
“Çdo sulm rus kundër këtyre porteve është një goditje për çmimet globale të ushqimeve, stabilitetin social dhe politik në Afrikë dhe Azi”, tha Zelensky në një mesazh të postuar në mediat sociale këtë mbrëmje.
Ndërkohë që mbrëmjen e sotme një civil u vra dhe gjashtë u plagosën si rezultat i bombardimeve ruse në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës të mërkurën, sipas një zyrtari lokal ushtarak ukrainas.
Shumica e viktimave ishin në distriktin Mezhivskyi, i cili është rreth 160 km (99 milje) nga qyteti Dnipro dhe kufizohet me rajonin Donetsk, raportojnë mediat lokale në Telegram.
