Ministrat e Jashtëm, Wang dhe Lavrov diskutojnë luftën në Ukrainë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij kinez Wang Yi, ku diskutuan disa “tema të nxehta”, njoftoi sot ministria në Moskë.
Ministria e Jashtme ruse tha se dy diplomatët e lartë diskutuan gjithashtu krizën ukrainase.
Telefonata mes dy diplomatëve erdhi pas samitit të Ukrainës në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar, në të cilin Rusia nuk ishte ftuar Rusia, por aleati i Moskës, Kina.
Rusia, e cila aktualisht ka pushtuar rreth 20% të territorit të Ukrainës, e kishte kritikuar samitin.
“Takime të tilla pa pjesëmarrjen e Moskës nuk do të kishin vlerën më të vogël”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Në takimin dyditor në Arabinë Saudite, përfaqësues nga rreth 40 shtete, përfshirë Ukrainën, diskutuan zgjidhjet e mundshme të paqes për luftën në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, e cila ka vazhduar për më shumë se 17 muaj.
Pjesëmarrja e Kinës, e cila konsiderohet si një nga aleatët më të mëdhenj të Rusisë, u konsiderua një sukses nga diplomatët.
