FOTOT/ Këta ishin disa nga “VIP”-at që ndoqën koncertin e Noizy-t si publik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2023, 12:40
Mbrëmjen e djeshme u mbajt koncerti i organizuar nga këngëtari Rigels Rajku, i njohur me si Noizy, ku të ftuar ishin shumë artistë shqiptarë.
Sheshi “Nënë Tereza” u mbush plot me spektatorë, të cilët duartrokitën dhe shprehën që po i dhurohej një spektakël i paharrueshëm.
Por kush ishin disa nga pjesmarrësit VIP të cilët ndoqën koncertin si publik?

Ndër të ftuarit kryesor mund të përmendim mikun e ngushtë të reperit, aktorin Blerim Destani, Zajmina Vajsari, Ermal Rexho, Ermal Mamaqi, apo edhe ish-konkurentët e Big brother VIP Monika Lubonja, Dea Mishel, Jori Delli, Beniada dhe Shila Haxhiraj.


