Margot Robbie komunikon me fansat në gjuhën e shenjave/ Videoja e aktores bëhet virale

E ndërsa emri i saj është në krye të listës së aktorëve më të përfolur të momentit, Margot Robbie nuk ndalet së emocionuari publikun që e shikon, si në ekranin e madh ashtu edhe në rrjetet sociale.

Ylli i filmit “Barbie” është bërë sërish viral në Twitter, pasi një video e mëparshme e saj e tregon teksa ajo flet me një fans të shurdhër në gjuhën e shenjave.

Kjo ndodhi në premierën e filmit “Amsterdam” në Londër vitin e kaluar, kur një burrë i jep Robbie një copë letër, përmbajtja e së cilës nuk shfaqet në klip.

“Për mua?” pyet aktorja 33-vjeçare, përpara se të thërrasë: “E di”. Më pas ajo i tha në gjuhën e shenjave alfabetin burrit duke buzëqeshur e emocionuar se ajo ishte përpjekur të pajtohej me të në këtë mënyrë.