Thatësira dhe temperaturat e larta shtojnë rastet e pickimeve nga gjarpërinjtë dhe insektet

Thatësia e madhe dhe temperaturat e larta kanë shtuar numrin e pacientëve që paraqitën për ndihmë nga pickimet e insekteve dhe zvarranikëve. Madje në këtë periudhë dhe helmimi i tyre është më i fortë.

"Kafshimi ndaj gjarprit gjatë kësaj periudhe të nxehtë kanë qënë 11-12 raste që kanë pasur nevojë për asistencë mjekësore kurse nga vejusha e zezë, dy raste. Një rast ka qënë në Elbasan një 31 vjeçare dhe një rast tjetër ka qënë më madhor, 67 vjeç nga Kavaja," tha ai.

Shefi i toksikologjisë, Andrin Tahiri theksoi se pacientët nuk duhet të presin pas pickimit por duhet ti drejtohen urgjencës më të afërt

"Traditat populore janë më problematike. Pacienti duhet të jetë sa më i qetë, sa më komod. Të mos bëhen dëme me ndërhyrje dhe manipulime e të shikohet mundësia e transportit në qëndrën shëmndetësore më të afërt," tha ai.

Edhe rastet e helmimit nga konsumimi i ushqimeve janë shtuar, kjo nga pakujdesia.

"Trend në rritje të ruhet higjena gjatë gatimit dhe konsumimit të ushqimit, kujdes ushqimet e shpejta në ambjente ambulatore," tha ai.

Mjeku këshillon që të shmanget ngrënia e ushqimeve të ndejtura por po ashtu dhe të bëhet kujdes i shtuar për higjienën.