Pas ndarjes nga Piqué, Shakira hedh poshtë të gjitha dyshimet e fansave për Hamilton. Ja cili është fatlumi
Ylli i popit kolumbian, Shakira prej pak kohësh duket se po shijon një romancë të re, jo me pilotin Lewis Hamilton për të cilin dyshohej nga fansat, por me basketbollistin e NBA-së, Jimmy Butler.
Ata kanë një diferencë moshe prej 13 vitesh, por asnjërin prej tyre nuk e shqetëson kjo diferencë.
Një burim i brendshëm tregoi se ylli i NBA-së e bën ‘star’- in e popit të “buzëqesh”, vetëm disa ditë pasi ata u panë në Novikov Res.
Dyshja u fotografuan duke u larguar nga restoranti vetëm dy minuta larg njëri-tjetrit pasi thuhet se po shijonin sushi dhe kokteje së bashku.
Burimi i tha Us Weekly: “Ata kanë dalë disa herë, por është shumë herët për të thënë nëse ka potencial të vazhdojë gjatë.
“Jimmy e bën Shakirën të buzëqeshë dhe ajo ndihet e lumtur duke kaluar kohë me të”- u shpreh ai.
Sipas mediave të huaja djemtë e Shakira-s, Milan 9, dhe Sasha, 7 vjeç kanë qenë adhurues për shumë kohë të atletit dhe siç duket nëna e tyre I ka plotësuar dëshirën t’i afrojë sa më tepër tij.
Burimi shtoi se dyshja “janë njohur vetëm për një kohë të shkurtër, dhe së fundmi kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale”.
Shakira dhe Butler u lidhën për herë të parë pasi këngëtarja kolumbiane u pa gjatë finales së NBA muajin e kaluar. Duket se gjithçka filloi kur ajo postoi një video të saj duke brohoritur për Miami Heat në një lojë.
Dyshja filluan ta ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram pas lojës, ku ishte Butler që hodhi hapin e parë duke pëlqyer një foto të këngëtares.



