Fotolajm/ Prigozhin shfaqet me të brendshme në një çadër, ku është kreu i Wagner?

Një fotografi e re e kreut të forcave mercenare ruse Yevgeny Prigozhin është shfaqur në rrjetet sociale, teksa mediat dhe ekspertët diskutojnë nëse ai është gjallë apo në burg.

Prigozhin shfaqet me të brendshme, mesa duket sapo është zgjuar nga gjumi, brenda një çadre diku në një vend të panjohur.

Sipas kanalit të “Wagner” në Telegram, ku edhe është postuar kjo foto, Prigozhin ndodhet në Bjellorusi.

Pas revoltës së dështuar kundër krerëve të Ministrisë së Mbrojtjes në Kremlin, Prigozhin u largua drejt Bjellorusisë. Shumë besojnë se ai konsiderohet tashmë si një shënjestër e Rusisë për t’u eliminuar.

Fotolajm/ Prigozhin shfaqet me të brendshme në një