Ja cilat janë gjashtë ushqimet që e mbajnë zemrën tonë përgjithmonë "djaloshare"
Ngrënia e këtyre gjashtë ushqimeve është sekreti për një rrezik më të ulët për prekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Konkretisht, ngrënia e frutave , perimeve, bishtajoreve, arrave, peshkut dhe produkteve të qumështit
me yndyrë të plotë ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare tek të rriturit, duke përfshirë sulmet në zemër dhe goditjet në tru.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 18 milionë njerëz vdiqën nga sëmundjet kardiovaskulare në vitin 2019, duke përbërë 32% të të gjitha vdekjeve në mbarë botën. 85% e këtyre vdekjeve ishin për shkak të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Për të shmangur prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare studiuesit rekomandojnë një konsum mesatar ditor prej dy deri në tre racione frutash, dy deri në tre racione perimesh, një racion arra dhe dy racione bulmeti.Gjithashtu, tre deri në katër racione bishtajore në javë dhe dy deri në tre racione peshk në javë.Zëvendësuesit e mundshëm përfshijnë një porcion me drithëra të plota në ditë dhe një porcion me mish të kuq të papërpunuar ose shpendë çdo ditë.