Me fustan transparent dhe pa reçipeta, Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2023, 14:01
Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën. Po flasim për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila me paraqitjen e saj të fundit në publik ka ngritur temperaturat.
Teksa mbërriti në shfaqjen e Azzedine Alaïa gjatë Javës së Modës në Paris të dielën, ajo ka arritur që gjithë vëmendjen t’a kthejë nga vetja.
32-vjeçarja u shfaq me një fustan të tejdukshëm dantelle, duke mos i lënë aspak vend imagjinatës.
Fustani i zi e tregonte shumë elegante dhe i shkonte shumë. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se ylli i muzikës kishte vendosur që të mos vishte reçipeta, duke treguar më shumë seç duhet.
