Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të dytë, zbuloni emrin e veçantë që ka zgjedhur për djalin (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 12:10

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, është bërë nënë për herë të dytë. Bukuroshja dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi, kanë bërë të ditur në rrjetet sociale se kanë mirëpritur një djalë.
Lajmi është njoftuar një ditë më parë përmes një postimi të shpërndarë në “Instagram” teksa Besniku i emocionuar ka shkruar:
“Shokë e shoqe. Ian quhet djali ynë që lindi shëndoshë e mirë sot. Jonida është tip top dhe ju përqafojmë krejtve. Falëminderit perëndi e gëzuar”.
Ndërkohë rikujtojmë, se çifti janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Emi. Dyshja janë njohur nga pjesëmarrja e tyre në “O sa mirë” dhe u martuan më pas në vitin 2019.
