Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare e famshme shqiptare goditet në skenë (VIDEO)
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Ava Max, u përball me një situatë të paprecedentë në koncertin e fundit të saj.
Artistja ishte duke performuar në skenë, kur një fans u shfaq papritur dhe e goditi në fytyrë. Një person i sigurisë erdhi menjëherë dhe largoi fansin, por nuk arriti ta pengonte para se Ava të merrte shuplakën.
Këngëtarja që po shkëlqente në skenë me veshjen e zezë me xixa, menaxhoi situatën dhe duke kërcyer u largua nga skena.
Më vonë, përmes një postimi në “Twitter”, Ava tregoi se nga goditja iu lëndua dhe syri, ndërsa falënderoi fansat për dashurinë që i ofruan.
“Më goditi aq fort sa më gërvishti syrin. Ai nuk do të vijë kurrë më në një shfaqje. Faleminderit juve që ishin spektakolarë sonte në Los Angeles”, tha artistja e famshme.
Ndërkohë kujtojmë se një ngjarje pak a shumë e tillë i ka ndodhur pak ditë më parë edhe këngëtares së famshme, Bebe Rexha, e cila u lëndua gjatë shfaqjes për turneun e saj.
Një person nga turma që më pas u arrestua qëlloi me celular këngëtaren. Artistja përfundoi me një të çarë në vetull dhe sy të nxirë.
Ava Max gets injured on stage after a fan “slapped” her. pic.twitter.com/BLVbXAhawE
— Pop Crave (@PopCrave) June 21, 2023