Ashley Cole së shpejti në krahët e Anchelotit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2012, 16:59
Ashley Cole është një hap larg skuadres së PSG. Mbrojtësi që aktualishtë mbron ngjyrat e skuadres londineze të Chelsea është pranë një divorci me skuadren e tij ndërsa pritet që të kalojë në radhët e kryeqytetasve Francez që në muajin Janar. Sipas mediave transalpine por edhe atyre angleze mbrojtësi i tre luanëve thuhet se ka kontaktuar me trajnerin Ancheloti per transferimin e tij te PSG. Ancheloti i di mirë vlerat e mbrojtësit pasi më parë e ka patur në skuadër kur ai drejtonte Blutë e Londrës. 31 vjeçari është në përfundim të kontrates me skuadren e Chelsea ndërsa këkohet edhe nga Manchester United i cili duket se ka humbur rivalitetin me PSG për vete faktin se mes Lojtarit dhe anchelotit ekzistojne marrdhënie përfekte.