Ushqimet për verën, nutricionistja: Frutat e perimet na mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit

Nutricionistja Hyrida Basha në një intervistë për Ora News deklaroi se gjatë stinës së verës duhet të konusmojmë sa më shumë fruta dhe perime pasi na mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit.

"Është e rëndësishme të forcohet sistemi imunitar duke konsumuar ushqime që përmbajnë sasi të ndryshme të antioksidantëve. Stina e verës ka po ashtu shumë fruta dhe perime që kanë ngjyrën e verdhë, portokalli e të gjelbër. Përmes ngjyrave ne arrijmë të kuptojmë se çfarë vitaminash dhe mineralesh kemi," tha ajo.