19 vjeçarja mbretëresha e Italisë, Princi i Shtëpisë së Savojës ia kalon fronin të bijës të famshme në rrjetet sociale
Emanuele Filiberto, Princi i Shtëpisë së Savojës do të heq dorë nga froni mbretëror i Italisë, për tja lenë rradhën vajzës së tij 19 vjecare. Sipas tij Vittoria është më e duhura për këtë detyrë.
Princi i Shtëpisë së Savojës do të heqë dorë nga pretendimi i tij për fronin mbretëror të Italisë duke ia kaluar vajzës së tij adoleshente, e cila njihet si influencere në rrjetet sociale, detyrën për të rivendosur monarkinë.
Emanuele Filiberto i Savojës gjykon se vajza e tij 19-vjeçare Vittoria, studente e shkencave politike dhe historisë së artit në Universitetin e Londrës, do të bëjë një punë më të mirë në këtë drejtim sesa ai.
Modelja adoleshente ka rreth 80,000 ndjekës në Instagram dhe është quajtur “Princesha rock n roll” nga babai i saj 50-vjeçar për shkak të interesit të saj për mediat sociale dhe modën.
Princesha Vittoria e Savojës, e lindur më 28 dhjetor 2003, është vajza e madhe e Princit Emmanuele Filiberto dhe aktores franceze Clotilde Courau. Gjatë vitit 2021, gjyshi i saj, Princi Vittorio Emmanuele, djali i Mbretit të fundit të Italisë, shfuqizoi me një dekret mbretëror të drejtën për trashëgimin e fronit vetëm nga meshkujt.
Aktualisht, Italia nuk ka familjen e saj mbretërore, pasi ka larguar monarkinë në një referendum në vitin 1946.
Por Shtëpia e Savojës, e cila ishte familja e lindjes së Mbretërve të Italisë nga bashkimi i vendit në shekullin e 19-të deri në momentin e shfuqizimit, nuk i ka hequr kurrë shpresat se monarkia do të rivendoset.
Pavarësisht se ka pak mbështetje për rikthimin e monarkisë, Princi mendon se shumë janë ende të magjepsur nga monarkia, duke thënë: “Unë mendoj se në kohë krize njerëzit shohin një prani të fortë, pothuajse shpirtërore te Mbretërit dhe Mbretëreshës“.