Xabi Alonso përsëri në Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2012, 16:51
Mesfushori i Real Madrid Xabi Alonso është pranë një nënshkrimi të kontratës së re me madrilenët që do ta lidhë atë me Los Blankos deri në vitin 2016. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle AS ku thuhet se për mesfushorin është gati një kontratë deri në 2016 edhe pse kontrata e tij aktuale skadon në 2014. Diskutimet për nënshkrimin e kontrates së re janë në rrugen e duhur ndërsa pritet vetem të hidhet e zeza mbi të bardhë.