Luizi dhe Kiara nisin muajin e mjaltit?!

Pas angazhimeve me koncerte, intervista e me projektet në televizion, Luizi dhe Kiara kanë gjetur më në fund kohën për pushime.
Çifti është nisur për në Antalia, ku thuhet se do të kalojnë muajin e mjaltit. Kiara ka postuar një foto nga aeroporti i Stambollit, ku më pas do shkojnë në Antalia.
Kujtojmë që çifti e fitoi këtë udhëtim gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Thuhet gjithashtu se Kiara Tito do të prezantojë ‘Kepi i Tundimeve’. Së bashku me ekipin e saj, ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të nisur punën.
Mirëpo, bashkë me stafin, në fluturim ka qenë edhe këngëtari Luiz Ejlli. ‘Vip Magazin’ shkruan se Luizi do të jetë i pranishëm për pak kohë me Kiarën në Turqi, e më pas do fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të mbajë një tur disa ditor.
