Cicërima e zogjve, qetësuese për nervat

Dëgjimi i këngës së shpendëve në mëngjes mund të na kënaqë humorin deri në 8 orë, ky është përfundimi i nxjerrë nga hulumtimi i shkencëtarëve në Londër.

Studimi anketoi njerëzit në mbarë botën dhe nxori një lidhje se sa pozitivisht ndikonte në humorin e çdo personi. Studiuesit e sugjerojnë edhe si një trajtim psikologjik.

Studiuesit kërkuan 295 pjesëmarrës në internet të vlerësonin gjendjen e tyre emocionale dhe të bënin një test kujtese.

Më pas iu kërkua të dëgjonin shpendët ose zhurmën e trafikut. Hulumtuesit më tej u kërkuan të vlerësonin përsëri gjendjen e tyre emocionale.

Ata që kishin dëgjuar një larmi më të madhe cicërimash, nga tetë lloje zogjsh, raportuan një reduktim të simptomave të depresionit, si dhe të ndjenjave të ankthit dhe paranojës.

Ata që kishin dëgjuar më pak, dy lloje, gjithashtu raportuan një reduktim të ndjeshëm. E kundërta ndodhi tek ata që kishin dëgjuar zhurmën e trafikut, simptomat e depresionit u përkeqësuan.

Hulumtimet shkencore kanë treguar shumë herë se kontakti i njeriut me natyrën është i lidhur me një shëndet më të mirë mendor dhe fizik.

Sipas dy studimeve të ndryshme të botuara vitin e kaluar, zogjtë duket se janë veçanërisht të dobishëm për njerëzit, pasi me fluturimin e tyre ata mbajnë me vete ndjenjën e natyrës, edhe kur ata janë të fshehur në pemë dhe shkurre, kënga e tyre është e dukshme me një efekt pozitiv.

“Ajo që është e veçantë për cicërimën është se edhe kur njerëzit jetojnë në zona shumë të urbanizuara dhe janë jashtë kontaktit me natyrën, ata e lidhin këngën e shpendëve me mjedise natyrore jetësore dhe të paprekura”, shpjegon një student i diplomuar në neuroshkencën mjedisore.