U kritikua për filmin e saj ku trajton Autizmin, këngëtarja Sia pranon se vuan edhe vetë
Këngëtarja e muzikës pop dhe regjisorja Sia njofton se është me autizmit. Ylli australian, i cili u kritikua gjerësisht për filmin e vitit 2021, që përshkruante një personazh autik, thotë se tashme “jam bërë plotësisht vetvetja”
Ashtu si titulli i kësaj kënge, e pandalshme do të quhej edhe vet Sia, ndaj të cilës vështuan kritika të shumta dy vite më pare për përshkrimin e saj të autizmit në filmin Music, në të cilin flitet për një adoleshente autike që nuk flet.
Por këtë të mërkurë, në një bashkëbisedim në podcast ka njoftuar se vuan nga autizmit.
Këngëtarja e njohur australiane e njohur për shumë këng hit të saj, deklaron publikisht se vuan nga shqetësime të spektrit autik. Ajo ka thënë se është diagnostikuar me këtë shqetësim, dhe se prej dy vitesh tashmë është më në fund e lirë të mos ketë ndjesinë e ndrojtjes, turpit apo të fshihet pas gënjeshtrave, qoftë edhe para vetes.
Ajo nuk është ndalur të shpjegojë arsyet që e çuan t’i nënshtrohet analizave mjekësore, por çdo gjë e ka motivuar me faktin se ka pranuar veten dhe këtë gje e ka përjetuar si një çlirim të madh.
Sia, është një kantautore australiane, e lindur në vitin 1975, me një karrierë që e ka nisur që në vitin 1993, por që fama e mirëfilltë ndërkombëtare mbërriti vitet e fundit me hitet e saj, duke nisur në 2014 me Chandelier.
Sia gjithashtu ka shkruar dhe krijuar hite për shumë kolege të saj me famë botërore, si Alicia Keys, Rihanna, Celine Dion, Rita Ora etj.