Spahiu: Kosova ka marrë rrezik të madh, por mund të sjellë dobi të madhe, reagimi i Ramës me mllef
Në një intervistë me Ora News, analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh se veprimi i qeverisë së Kosovës mban një rrezik shumë të madh, por po ashtu mban edhe një rëndësi të madhe
Ai tha se lidhur me sulmet në veri të Kosovës, reagimi i Ramës ishte një mllef ndaj Albin Kurtit dhe nuk mund të shprehet si zyrtar amerikan.
Spahiu: Veprimi i qeverisë së Kosovës mban një rrezik shumë të madh, por po ashtu mban edhe një rëndësi të madhe nëse ky veprim ka sukses. Do të ketë një dobi në përpjesëtim me këtë rrezik. Fatkeqësisht janë dashur 15 vite që të ngrihet me këmbët e veta Kosova. Dialogu mes dy vende nuk dëmtohet sepse vetë dialogu ka arritur të shkaktojë këtë gjë, pasi palët duan që të kenë pozita sa më të mira në këtë dialog.
Reagimi i presidentit Begaj ishte i duhur. Reagimi i Ramës ishte një mllef ndaj Albin Kurtit dhe nuk mund të shprehet si zyrtar amerikan. Ishte vetëm mllef dhe asgjë tjetër. Nuk do të ketë krisje me vendet e QUINT-in sepse ato e kanë mbrojtur policinë e Kosovës dhe flamurin tonë.
