Sulme të njëpasnjëshme kundër Kievit, goditet edhe një qiellgërvishtëse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2023, 10:28
Një seri shpërthimesh tronditën kryeqytetin ukrainas, sot herët në mëngjes. Administrata ushtarake komunale e Kievit tha në kanalin e saj Telegram se ”sistemi i mbrojtjes ajrore ishte aktivizuar”.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytet, por edhe në vende të tjera në rajonet e Kievit, Kirovogradit, Cherkassk dhe Chernigov.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitschko tha se një grua 27-vjeçare u plagos në Holosiivskyi.
”Mbeturinat që ranë në lagjen Darnytskyi të Kievit shkaktuan një zjarr në shtëpi”, shtoi ai.
Administrata ushtarake e rajonit të Kievit gjithashtu raportoi se mbrojtja ajrore po rrëzon dronët. Copëza të një droni iranian ”Shahed-136” goditën një ndërtesë në lagjen ”Holosiivskyi” të Kievit duke shkaktuar një zjarr.



