"Edhe gjella turli ka më shumë lezet se këngët e tyre", Elvis Pupa thumbon artistët shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2023, 22:00
Aktori i humorit Elvis Pupa së fundmi ka thumbuar rreperët shqiptarë teksa në një video në Instagram është shprehur:
"S'e marr vesh fillon kënga me gjuhë letrare pastaj kalon në dialekt kosovarë pastaj në anglisht ka disa edhe spanjisht nuk i marr vesh çfarë duan të thonë edhe “gjella turli “ e ka më shumë ‘dinjitet’ nuk pranon kaq shumë përzierje.” -thotë aktori i njohur.
Nuk dihet ende se për cilin reper e ka këtë thumb Visi por duket që ka përfshirë të gjithë artistët që bëjnë muzikë me rrymë rrep.

