Arrestohet 70 vjeçari, ngacmoi seksualisht të renë në një qendër votimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2023, 13:34
Një 70-vjeçar është arrestuar në Selanik pasi ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare në një qendër votimi.
Sipas denoncimit të të resë, i moshuari e ka prekur organin gjenital kur ka shkuar për të votuar në një shkollë në Bashkinë e Selanikut dhe më pas i është drejtuar me akte seksuale.
Pas denoncimit, policia ka vijuar arrestimin e të moshuarit pasditen e së njëjtës ditë.