RRËFIMI I TMERRSHEM: Vajza pret duart me thikë për këngëtarin Albos, ja çfarë ndodhi më pas

Mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', Albos, këngëtari i cili u bë i famshëm me hitin 'Ata Sy', këngë që numëron mbi 8 milionë klikime.

Teksa moderatorja Ester Bylyku, i bëri disa pyetje ngacmuese në rubrikën 'Pyetje Hot', këngëtari u tregua tepër i sinqertë. Ai tha se e kanë lënduar në dashuri, madje ai ka dashur më shumë se e kanë dashur, por jo vetëm.

Albos zbuloi edhe se e dashura e tij e mëparshme e gënjente duke i thënë se ishte sëmurë, ndërkohë që hapte mesazhet e shokut të tij në rrjetet sociale.

Por historia më e rëndë që ai ndau për herë të parë me publikun, ishte veprimi i çmendur i një vajze.

Ester Bylyku: Cila është çmenduria më e madhe që ka bërë një vajzë për ty?

Këngëtari Albos: Ka prerë krahun e saj dhe ka shkruar emrin tim.

Ester Bylyku: Si e preu s'po e kuptoj?

Këngëtari Albos: Nuk e di çfarë mjeti përdori, thikë ose brisk por më ka dërguar foto me emrin tim dhe krahun e gjakosur.

Ester Bylyku: A ke patur marrëdhënie me këtë vajzë? E njeh?

Këngëtari Albos: Jo, asnjëherë nuk e kam takuar.