U përfolën për krizë në çift, Kiara dhe Luizi futen live në Instagram, rekord ndjekësish
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2023, 21:52

Teksa po përflitet gjerësisht në rrjet për një ftohje të marrdhënies mes Kiarës dhe Luizit pas daljes nga shtëpia e 'Big Brother VIP', gjerat nuk janë ashtu siç duket.
Mbrëmjen e sotme çifti ka dal live në Instagram dhe kanë rikonfirmuar se gjithçka po shkon “vaj”.
Ndërkohë që kanë folur me fansat e tyre dhe kanë treguar se si po vijon raporti por dhe planet për të ardhmen çifti ka shkëmbyer një puthje pasionante.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë ndjekësit e videos live të komentonin pozitivisht për dyshen. Ishin më shumë se 102 mijë persona që po i ndiqnin live.
Kujtojmë se gjatë rrugëtimit të saj Kiara është përfolur shpesh se qendron për interes me Luizin.