La sportin për botën pornografike, Renee Gracie mban fjalën, i rikthehet “dashurisë” së vjetër
Ylli i pornos, Rene Gresi, i është kthyer përsëri pasionit të saj, garave me makina. Pilotja, e cila kishte braktisur pistat e garave për t’u kthyer në një nga yjet më të ndjekur të platformës “Only Fans”, ka bërë prapakthehu duke kombinuar tashmë të dy karrierat.
Ajo kishte garuar deri në vitin 2017, por kur nuk po gjente sponsor dhe sukses në botën e garave, iu kthyer shfaqjeve në “Only Fans” duke tërhequr mijëra ndjekës me postimet e saj të nxehta të cilat deri në vitin 2020, i garantonin të paktën rreth 400 mijë euro në muaj.
Modelja së fundmi ka nisur të përgatitet për kthimin në gara dhe tashmë merr pjesë në një makinë të personalizuar dhe me sponsor personal në faqen nga e cila siguron të ardhura.
Ajo do të marrë pjesë në këtë javë në disa gara në Australi dhe për këtë arsye, ka ftuar tifozët që ta ndjekin me një mesazh që i lë pak vend imagjinatës.
“Është java e garës! Mos humbni edhe postimet e mia jashtë pistës… e dini ku të më gjeni”, shkruante ajo në një video në rrjetet sociale, duke premtuar një paraqitje mbresëlënëse… jo vetëm në pistë.


