Ekzekutohen shtatë persona në Iran, akuzohen për blasfemi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2023, 13:35
Sipas Organizatës për të Drejtat e Njeriut të Iranit me seli në Norvegji, dënimet e 4 të burgosurve të dënuar me vdekje për përdhunim u ekzekutuan në burgun Rajai Shahr në qytetin e Kerec.
Ekzekutimi i dënimeve të 3 të dënuarve me vdekje për krime të lidhura me drogën është kryer edhe në burgun Gezel Hisar në Kerec.
Volker Turk, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, tha dje se të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran që nga fillimi i vitit, një shifër që ai e përshkroi si “alarmante”.
Turk u bëri thirrje autoriteteve iraniane të heqin dënimin me vdekje ose të ndalojnë të gjitha ekzekutimet.


