Largohet nga detyra shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë, Taulant Gjoka, zëvendësohet nga Jetnor Shira

Është larguar nga detyra shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë, Taulant Gjoka.

Postin e tij si shefi i ri i trafikut rrugor në kryeqytet do ta marrë Jetnor Shira.

Taulant Gjokën mësohet se do të vazhdojë karrierën si specialist në drejtorinë qendrore të policisë së shtetit.