“Do e provojmë në BB VIP 3”/ Çfarë po thurin bashkë Olta dhe Kejvina?  

Olta Gixhari dhe Kejvina Kthella janë takuar së fundmi, pasi do të jenë nesër të pranishme në “Fan Club BB VIP”.

Gjatë bisedës me njëra-tjetrën, Olta shprehet se kur ka dalë Kejvina, ajo është bërë tym. Sipas aktores, nëse nuk do ishte larguar modelja nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, loja e saj do kishte qenë ndryshe totalisht.

Kejvina: Përshëndetje, ja pra këtu me të madhen Olta Gixhari. Mos si më the atëherë ‘sot jemi, nesër nuk jemi’

Olta: E di si jam bërë unë kur ka dalë Kejvina? Tym. E këtë po i thoja, sikur të ishe ti te shtëpia, loja ime do kishte ndryshuar totalisht. Do kishim bërë një super spektakël të dyja. Më ka prishur shumë punë dalja e saj.

Kejvina: Do e provojmë te BB VIP 3