"Fushatë atipike" Bregu: Kalin e betejës e mbajnë kryetarët e partive jo administratorët lokalë

Pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu në një intervistë për Ora Neës deklaroi se fushata tashmë është bërë politike, për kryetarët e partive dhe jo për zgjedhjet vendore e administratorët sic duhet të ishte.

"Duket sikur është një fushatë atipike sepse kemi një fushatë për zgjedhjet lokale por kalin e betejës po e mbajnë kryetarët e partive duke e kthyer këtë fushatë nga një fushatë për zgjedhjet lokale, administratorët lokale në një fushatë politike.

Kemi një lloj thyerje mes realitetit dhe formalitetit. Psh. Ne kemi një opozitë reale por fuqinë më të madhe pushteti ia ka dhënë opozitës formale. Kemi një sjellje reale të mazhorancës, qeverisë por kemi një disa justifikme formale të saj si diskutimi për rritjen e rrogave.

Kemi një opozitë të përçarë, Kemi një mungesë ballafaqimi siç është refuzimi që bëjnë kandidatët për kryetar bashkie për të bërë debate të hapura tv. Kemi nëj zhvendosje të fushatës në rrjetet sociale," tha ai.