Meta: I paharruari Robert Shvarc, pikëtakim mes dy kombeve mike, atij shqiptar e atij hebre
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar 2-vjetorin e vdes së shkrimtari dhe përkthyesit të shquar, Robert Shvarc.
Meta shkruan në Facebook se mjeshtri i lindur në Sarajevë, me nënë shqiptare dhe baba hebre, pruri në shqip Gëten dhe Shilerin, Remarkun dhe Brehtin.
Meta: I paharruari Robert Shvarc! Njëzet vite më parë ndërroi jetë shkrimtari dhe përkthyesi ynë i shquar, Robert Shvarc. Mjeshtri i lindur në Sarajevë, me nënë shqiptare dhe baba hebre, që pruri në shqip Gëten dhe Shilerin, Remarkun dhe Brehtin, por edhe që i prezantoi lexuesit gjerman shkrimtarët shqiptarë, Kadarenë, Qosen, e të tjerë.
Robert Shvarc është një pikëtakim mes dy kombeve mike, atij shqiptar e atij hebre, por edhe pikëtakimi mes dy kulturave që japin e marrin në personin e tij, asaj shqiptare e asaj gjermane. E kujtoj sot me nderim të thellë Shvarcin e madh, të cilit pakkush në Shqipëri mund të mos ia ketë lexuar përkthimet, dhe njëkohësisht i ftoj të rinjtë të afrohen më shumë me librin dhe letërsinë, se kjo e zbukuron dhe e bën më të plotë në vlera jetën e secilit nga ne.
