“Korça e meriton të drejtohet nga një zonjë si Ledina Aliolli”, Meta dhe Noka takime në Korçë: Punë intensive për një fitore bindëse

Korça e meriton të drejtohet nga një Zonjë e vërtetë si Prof.Ledina Aliolli dhe kështu do të ndodhë me zgjedhjet e 14 Majit.

Kështu deklaron kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas një takimi së bashku me deputetin e PD-së Flamur Noka në Korçë.

Meta shkruan se takimi shërben për të intensifikuar punën e përbashkët për të siguruar një fitore bindëse, e cila ua kthen Bashkinë të gjithë qytetarëve.

"Korça e meriton të drejtohet nga një Zonjë e vërtetë si Prof.Ledina Aliolli dhe kështu do të ndodhë me zgjedhjet e 14 Majit.

Bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë të Lirisë zhvilluam një takim të përbashkët për të intensifikuar punën e përbashkët për të siguruar një fitore bindëse, e cila u’a kthen Bashkinë të gjithë qytetarëve.

Bashkë Fitojmë!", shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta në mesazhin e tij.