E njëjta rrugë, por me 2 komisariate policie
Kisha dëgjuar shpesh që kur ndahen komisariatet në të njëjtën rrugë ndodh që edhe kur vjen patrulla e policisë, në vend që të të ndihmojnë ose të pyesin, së pari të thonë se kemi Ne.
Në të njëjtën rrugë vetëm se në trotuarin tjetër e kap 3 e në atë përballë 4. E tillë është rruga Siri Kodra në Tiranë.
Mos të të ndodhë që në rrugë ka ndonjë ngjarje apo kërkon të ndihmosh dikë se duhet të merresh dhe me anën e rrugës apo cepin e trotuarit se ku ndahet komisariati.
Mbrëmjen e djeshme u hasa personalisht dhe krahas përgjigjes qesharake që merr nga salla operative akoma më qesharake është sjellja e patrullave.
Zonja në fjalë kërkonte ndihmë pasi pretendonte se i kishin vjedhur celularin në një lokal aty pranë. Pavarësisht situatës ajo që të bën përshtypje është sjellja e efektivëve të policisë. Me makina të reja elektrike por me sjellje të vjetra!
Pasi nuk po merrej vesh se kujt komisariat i përket cepi i rrugës pa pikën e turpit një efektiv policie në vend që të ndihmojë fillon dhe zgërdhihet dhe i thotë zonjës qenke tapë!
Unë e kuptoj që zonja mund të ishte në gjendje të dehur por kjo nuk do të thotë të trajtosh një person në mënyrë të atillë.
E kam menduar gjithmonë se policia të vjen në ndihmë por në rastin konkret as nuk e mori mundimin.
Jo vetëm kaq por u largua dhe u desh të bëhej telefoni “prish” sa të merrej vesh komisariati. Dhe pyesni më pas si ka mundësi që nuk parandalohen ngjarjet?
Po se do ndahet komisariati do merresh me përgjigjet e sallës operative që s’dijnë as të komunikojnë, të thonë ndonjëherë rri aty sa të vijmë ta sqarojmë, të marrin më pas sërish në telefon të pyesin kush je ti. Po si mund të parandalohen ngjarjet në këtë vend!
