Juventus përgatitet për Peskarën

Pas fitores bindëse ne Çempions Ligë skuadra e Juventusit rikthehet te luajë në kampionat me nje motiv më shumë, për të harruar humbjen me interin në javen e kaluar dhe për t'u rikthyer përsëri te fitorja. Bardhezinjtë do të udhëtojnë drejt Peskarës ku do të ndeshen me vendasit për të marrë tre pikë dhe për të vazhduar kryesimin e renditjes në seria A. kjo transfertë duket e lehte në letër për bardhezinjtë të cilet kërkojnë të harrojnë sa më shpejt të jetë e mundur humbjen me interin që për disa lojtarë të Juventusit është kthyer në një forcë më shumë për të mundur kundërshtaret.Kështu vendasit do të luajnë në këtë takim me formacionin 3-5-2. Në portë Perin, në mbrojtje, Kosiç, Kapuono, dhe Boketi. Në mesfushe Zanon, Nielsen, Kashione, Kuintero dhe Modesto, ndersa në repartin ofensiv do të luajnë dyshja Abruskato dhe Xhonathas. Trajner Xhovani StropaNdërsa në kampin tjeter edhe bardhezinjtë do të përgjigjen me formacionin 3-5-2. Në portë Bufon, në mbrojtje Lusio, Bonuçi dhe Kielini. Në mesfushe Pirlo, Vidal, Isla Markizio dhe Kaseres. Ndërsa në stol dushja Xhovinko, Vuçiniç.Te Juventusi rikthehet sulmuesi malazez pas dëmtimit në ndeshjen kundër interit ndërsa bie në sy mosgrumbullimi i francezit Pogba që është lënë jashtë formacinit nga trajneri Konte. Ky përjashtim i francezit ka ardhur pasi ai ka shkuar me vonesë në stërvitje dhe trajneri Juventin nuk i toleron këto gjera sidomos kur behet fjalë për lojtarë të rinj dhe të talentuar si Pogba.