I nderuar Doktor, Aligazët me letra bakalli të Lulit të njohur si PDSH qenkan regjistruar në Gjykatë
I nderuar Doktor!
Realiteti ne jeten politike te Partise Demokratike dhe Tuajen si Kryetar nga pikepamja e legjitimimit formal po peson goditje nga nje grumbull mbetjesh “teknologjike” te natyrshme per procesin e Rithemelimit!
Por ne momentin kur keto mbetje “teknologjike” me mbeshtetje te pushtetit korruptiv dhe te korruptuar po tentojne te shfaqen si lende e pare per Demokracine ne Shqiperi si nje njeri qe kete standard ( demokracine ) e koncepton si nje e te pandare me te verteten si madhesi absolute me lejoni tju shpreh pikepamjen time logjiko - juridike ne lidhje me kete situate!
Nevoja historike per shpetimin e Demokracise nga asgjesimi si koncept dhe strukture solli Levizjen Tuaj te Foltores e cila kulmoi me Kuvendin e Rithemelimit te PD te dates 11 dhjetor 2021!
Ai Kuvend historik percaktoi dhe riformatoi PD me te gjithe elementet organizative e ligjore te cilat u njohen nga Gjykata per regjistrimin ne Regjistrin e Partive Politike!
Historia me kontributin e antiligjit dhe antishqiptarise brenda dhe jashte Shqiperise solli ne skene ankimimin e askushit per te rrenuar kontributet e gjithkushit! Lulzim
Basha i shkarkuar nga Partia e tij pasi u blindua u dorehoq per te mos hequr dore duke lene pas vetes 3 larva qe synonin shumezimin e rasatit te tyre! Fundi i ketij procesi fekondimi politik jashte habitatit me ndihmen e Gjykates se Apelit, KQZ dhe KAS deri me sot keto larva i risolli ne skenen e politikes ireale por qe alogjikisht po trajtohet si e vertete!
I dashur Doktor!
Sot AliGazet me letra bakalli te Lulit te shkarkuar dhe dorehequr jane njohur si PDSH nga Pushteti dhe Shteti! Sepse qenkan te regjistruar ne Gjykate!
Ne emer te se Drejtes une jam i paqarte sa me poshte:
1. Kush eshte Kryetari i Partise Demokratike prapa kullave binjake?
2. Kush jane nenkryetaret e asaj biçim partie dhe Sekretari i Pergjithshem?
3. A ekziston ndonje Keshill Kombetar me anetare te saj dhe cila eshte lista emerore e tyre?
Duke qene se sa me siper nuk ekzistojne realisht me per shkak te Statutit te 11 dhjetorit 2021 ne fuqi dhe i pacenuar juridikisht por i paregjistruar per shkaqe jo ligjore kush ju pengon Juve te verifikoni qe emrat e anetareve te forumeve qe ndodhen ne Gjykate a jane akoma anetare me vullnet te plote?
Me pak fjale a mundet qe Keshilli Kombetar i PD i 11 dhjetorit te kete Kryetar Lulezim Bashen apo nje te komanduar nga ai ne kushtet qe po ky Lulzim Basha apo i komanduari prej tij nuk kane forume e si te tille nuk mund te perfaqesojne nje Parti Politike!
Duke qene ne keto kushte mendoj qe duhen ndermarre te gjitha hapat ligjore statutore dhe administrativo ligjore per vertetimin e ketij fakti juridik pa pritur rigjykimet falso qe derivojne nga vendimmarrja e çartur e Apelit!
Koha nuk pret! Demokraci pa Opozite nuk ka! E duke mos patur Demokraci nuk kemi Shqiperi!
