Kujdesi për katërputroshët/ Halili: Institucionet të zbatojnë ligjin, dënim për dhunuesit

Aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë nga institucionet ndëshkimin e cdo individi që i keqtrajton ato. Afërdita Halili aktiviste prej 16 vitesh bën apel ndaj qyterëve që të mos i dhunojnë kafshët.

Afërdita Halili është 62 vjeçe dhe prej vitesh është aktivizuar për kujdesin ndaj kafshëve.

Para 16 vitesh kur erdhi në Tiranë nga Shkodra, vuri re shumë katërputroshë që endeshin rrugëve.

Afërdita Halili: “Kur kam ardhur në Tiranë, këtu në zonën ku banoj kam gjetur fushën të mbushur me 32 qen. Dhe sinqerisht aty jam pataksur, kisha një qen të vogël që ma kishte sjellë vajza dhe mendoja: Ky që kam në shtëpi është i mbrojtur, po këta të shkretët?! Aty pastaj nisa përditë të merresha me ta, i ushqeja”.

Në shtëpinë e saj ajo ka 5 qenushë për të cilët kujdeset. Thotë se kur del nga shtëpia merr bukë me vete për kafshët dhe i ushqen.

Afërdita Halili: “Në fillim debatoja shumë me njerëzit pastaj nisa të pyesja veten se a kupton njeri dashurinë time për kafshët?! Dhe ndaj a duhet një komunikim tjetër me banorët, dhe fillova duke u sqaruar me ta, duke i marrë me të mirë, duke i thënë se duhej të merrnin një kafshë në shtëpi dhe ke për të parë se me çfarë edukate do rritet fëmija yt. Se këtë e kam nga eksperienca ime”.

Duket e përlotur teksa dëgjon lajme për keqtrajtimin e kafshëve.

Afërdita Halili: “Një apel për njerëzit që nuk i duan: Nëse nuk e do një kafshë, thjesht kalo në punën tënde. Por që ta keqtrajtosh nuk ke të drejtë fare”.

Ajo kërkon ndëshkimin e të gjithë dhunuesve ndërsa u bën thirrje institucioneve që të zbatojnë ligjin.

Afërdita Halili: “Institucionet nuk reagojnë fare”.

Kujdesi për katërputroshët/ Halili: Institucionet të