Kosta Rika shtang Japoninë, situata në grupin E bëhet interesante (VIDEO)

Bëhet interesante situata në grupin E të Kupës së Botës ku Kosta Rika mundi Japoninë me rezultatin 1-0 duke siguruar tre pikët e para të Kupës së Botës.

Ndeshjen e vendosi Fuller Spence me një gol në pjesën e dytë, duke i dhënë zgjidhje situatës së komplikuar për skuadrën nga Amerika Qëndrore, e cila rikthehet në lojë për një biletë në fazën tjetër. Pas dy ndeshjeve të para, të dyja skuadrat numërojnë nga 3 pikë.