Whatsapp del jashtë shërbimi, përdoruesit nuk marrin dhe dërgojnë mesazhe
Ora 11:53 Whatsapp aksesohet pa probleme
Pasi u rikthye dhe shfaqi probleme për disa përdorues, tashmë Whatsapp mund të akesoshet pa probleme dhe vonesa për të gjithë përdoruesit në të gjithë botën.
Ora 10:53 Pas dy orësh jashtë shërbimi, Whatsapp rikthehet me probleme
Aplikacioni Whatsapp u rikthye sërish në funksion, por vijon të ketë ende probleme.
Ora 09:29 Whatsapp del jashtë shërbimi, përdoruesit nuk marrin dhe dërgojnë mesazhe
Aplikacioni Whatsapp ka dalë mëngjesin e sotëm jashtë shërbimi në të gjithë botën.
Një gjë e tillë ka bërë që përdoruesit të mos kenë akses.
Një numër përdoruesish kanë raportuar probleme me dërgimin dhe marrjen e teksteve në aplikacion.
Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje të shpejtë të numrit të përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.
Nuk dihet ende shkaku që ka nxjerrë jashtë shërbimi aplikacionin.
