“Çdo ditë nëna më përcjell te dera” Hoxha Kalaja tregon arsyen pse prindërit vendosën të jetojnë me të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2022, 20:36
Hoxha, Ahmed Kalaja në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ndau dhe një histori familjare.
Kalaja tha se prindërit e tij donin të jetonin në fshat por vetëm prej fëmijëve gjithçka ndryshoi.
Duke qenë se i merrte malli për nipërit dhe mbesat ato vendosën ti bashkohen familjes së madhe.
Ahmed Kalaja: Prindërit nuk donin të vinin me ne, jetonin në fshat. Një dit më thotë babi me 1 tetor do të vijmë. Dhe mua më bëri përshtypje u thash çne dhe thanë se nuk rrimë dot pa fëmijët e tu. Pra fëmijët më sollën dhe prindërit në shtëpi. Sa herë dal jashtë nëna vjen dhe më përcjell deri tek dera.
