Pato lëshon tweet-e në Twitter

Sulmuesi i Milan Pato ka ndarë me tifozët kuqezinjë disa komente në twitter duke qenë mjaft optimist për ekipin e tij.Pato është shprehur se i kishin munguar ovacionet e tifozëve të Milan."Të dëgjoja shpërthimin e San Siros ishte diçka shumë e bukur. Goli im më i rëndësishëm? Le të themi se ai më i rëndësishmi nuk ka ardhur ende".Ai ka folur gjitashtu edhe për merkaton ku edhe njeherë ka siguruar që nuk ka ndermend të largohet."Jam i lumtur që qëndrova te Milan pasi tifozët më duan dhe është si të jem në një familje të madhe".