Mario Baloteli drejt Interit

Interi po mendon seriozisht për merkaton dhe presidenti Morati duke parë ecurinë e mirë të ekipit dhe punën e shkëlqyer të trajenrit Stramaconi do të sjellë në janar disa goditje të mëdha. Emri më i dëshiruar te Inter ëshë rikthimi I sulmuesit Mario Baloteli I cili nuk dëshirohet më nga drejtuesit e Mancester City. Sulmuesi ka prishur tashmë raportet edhe me trajenrin Mancini dhe më shumë gjasa do të largohet nga klubi anglez. Morati është duke pritur.Por ai nuk ka ngurruar të fillojë bisedimet për një kthim të Balotelit, duke parë edhe dëshirën e presidentit Morati që adhuron sulmuesin dhe ëndërron ta shohë atë përsëri me fanellën zikaltër.Kjo është një prej arsyeve pse Morati ka vendosur një klauzolë për riblerjen e futbollistit në kontratën e tij dhe është gati që ta pranojë përsëri te Interi nëse ky i fundit largohet nga Mançester Siti. Klauzola është që Interi mund të marrë sulmuesin duke barazuar ofertën më të lartë që vjen për të kur klubi anglez ta nxjerrë në shitje.Vetë futbollisti ka thënë se i pëlqen Anglia, për sa kohë që ka hapësira në formacion. Por me kritikat e fundit publike që i ka bërë trajneri Mançini, qëndrimi i tij mes titullarëve duket i vështirë, thuajse i pamundur e si rrjedhojë, largimi në fillimin e sezonit të ardhshëm është një hipotezë mëse reale.