Aurela Gaçe do i vërë "zjarrin" klubeve të natës, bëhuni gati të "kceni me tupana"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 19:53
Nuk ndalet Aurela Gaçe. Pas suksesit me këngën "Tradhëtar" të publikuar vetëm dy javë më parë, mbrëmjen e sotme ajo ka publikuar projektin më të ri që duket se do të ndezë mbrëmjet verore.
Kënga mban titullin "Kce me tupana" dhe vjen si gërshetim i elementëve të muzikës folk dhe atyre moderne.
Ashtu siç thuhet edhe ndër vargje, këngëtarja e ka ndarë mendjen të shkrijë borën me tupana.