Toni Kroos pranë Interit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2012, 11:01
Sipas asaj që raporton e përditshmja gjermane "Bild", klubi i Inter po synon të bëjë të tijin mesfushorin e Bayern Munchen dhe Kombëtares gjermane, Toni Kroos. Zikaltërit ashtu si dhe Manchester City janë të interesuar për shërbimet e lojtarit, i cili në fund të këtij sezoni mund t'i japë lamtumirën bavarëzëve.Të dy klubet shfaqën interesin e tyre edhe gjatë merkatos së verës pa arritur të finalizonin.Kartoni i Kroos, vlerësohet me shifrën e 15 milionë eurove, ndërkohë që kontrata aktuale me Bayern Munchen i skadon në 2015.