Video që nuk duhet humbur, Kandidati i Nismës: Kam një makinë modeste të llojit Ferrari

Një video që nuk duhet humbur është ajo e kandidatit për kryetar të komunës së Podujevës nga NISMA Socialdemokrate, Xhemajl Hasani.

I ftuar në një debat televiziv në Klasn Kosova ai është shprehur se nget një veturë modeste të llojit “Ferrari” që kushton rreth 70 mijë euro.

“Veturë modeste, dhuratë. Ferrari, 70-80 mijë euro, si të gjithë kandidatët e tjerë”, ka thënë ai.  

Në këtë debat të pranishëm ishin edhe kandidatët tjerë për kryetar të kësaj komune, që kanë qeshur dhe thanë se askush nuk kishte një makinë që kushtonte përafërsisht me shifrën e cekur nga pretendenti i NISMA-s për të parin e Podujevës.

Ai më parë kishte publikuar në rrjete sociale fotografi me veturën, të cilën e ka përmendur në debatin zgjedhor.

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

Xhemajl Hasani: Me Ferrari.

Gazetarja: Ferrari, veturë modeste?

Xhemajl Hasani: Pse?

Gazetarja: Çfarë vlere ka?

Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.