Përplasje Messi -Villa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 14:05
Lionel Messi kundër David Villa, akti i dytë. Pas një debati mes dy yjeve të Barcelonës në ndeshjen e Primera Division kundër Malagas, gazeta spanjolle "AS" raporton se dje, gjatë sfidës së Champions League kundër Celtic, e cila u humb nga blaugranat, ka patur një tjetër debat mes të dyve.Ylli argjentinas i është drejtuar me tone të ashpra spanjollit për shkak të mospasimit gjatë një aksioni duke e kritikuar ashpër.