Mesfushorët e Juventus angazhohen për zgjidhje
Duke parë sulmin e juventusit qe nuk po kalon aspak momente të mira mesfushorët e kësaj skuadre kanë marrë mbi shpatulla të zgjedhin situatën në kampin bardh e zi.Reparti i mesfushës është ai që që po shënon rregullisht për skuadren e juventus. Në të gjitha kompeticionet e ketij viti duke përfshirë këtu edhe superkupën e Italiase te skuadra e Juventusit mesfushorët kanë shënuar 18 gola deri më tani. Vidal është golëshënuaesi më i mirë i juventinëve më 7 gola të realizuar. Përveç kilet rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe mesfushorët e tjerë të Juventusit. Nga tre gola deri më tani kanë shënuar Pirlo tre gola, Asamoah, Marchizio dhe pogba nga 2 gola, ndërsa Lishtainer dhe Xhakerini kanë shënuar nga një gol secili.Edhe në ndeshjen e mbrëmshme ne Champions League ata që hapën serinë e golave për bardh e zinjtë ishin mesfushorët Marchizio dhe Vidal. Ndërsa reparti i sulmit e dyfishoi rezultatin në 4-0. Gjovinko dhe Qualiarela arritën të shënonin ndërsa Marti humbi shumë raste që mund ta kishte thelluar më tej këtë rezultat. Napoletani Kualiarela është edhe golshënuesi me i mire te bardh e zinjtë për sa i përket repartit të sulmit me 5 gola të shënuar deri tani.Për momentin te juventusi reparti që po funksionon më së shumti është ai i mesfushes që në shumë moment ka zgjidhur ndeshjet deçizive për zonjen e vjeter.Reparti që duhet të shënojë më shumë nuk po e ben një gjë të tillë të juventus ndërsa në ndeshjet e rëndësishme ndihet më së shumti mungesa e një sulmuesi tipik goli që mund të udhëheq skuadrën drejt fitorës. Përveç Vuçiniç pjesa e tjetër e sulmit nuk është aspak e frikshme në fazen ofensive. Pikërishtë kjo paqartësi para porte e sulmuesve Juventin po nxit gjithnjë e më tepër drejtuesit e Juventusit për të sjellë në Torino një emër të madh të futbollit, një lojtar që mund të udhëheqë skuadrën drejt fitores me golat e tij.