Nevoja e SHBA-së për lidership të fortë, Mediu në Forumin e Parlamentit Europian

Nevoja e SHBA-së për lidership të fortë, Mediu në

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit nga Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu mori pjesë në forumin e organizuar nga grupi konservator në Parlamentin Europian me përfaqesues nga Kongresi Amerikan, Parlamenti britanik dhe europarlamentar.

Të gjithë të pranishmit ashtu si edhe Fatmir Mediu vunë në dukje nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Amerikës dhe Europës pas zgjedhjeve, dhe lidershipin e padiskutueshëm te SHBA në NATO.

Mediu: Ne të gjithë kemi nevojë për një lidership të fortë, por edhe nëse Amerika  dhe shtetet e tjera  e zotërojne një qeverisje të tillë gjithashtu, ne na duhet siguri dhe kjo gjë nuk mund të sigurohet vetëm nga aftësite e forcave ushtarake. Zhvillimet në Amerikë do të kenë ndikim të madh në të gjithë botën, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet. Bota po bëhet bipolare dhe çështjet e sigurisë nuk janë thjesht çështje ushtarake por një kombinim i ekonomisë, energjisë, teknologjisë, infrastrukturës etj. Prandaj roli dhe lidershipi i SHBA për të ndërtuar një botë të sigurtë dhe demokratike është i pazëvendësueshëm.

Vendi Bota Lajme fatmir mediu SHBA zgjedhjet ne shba

EMISIONET