Këtë të dielë akrepat e orës u shtynë me 60 minuta mbrapa. Ndryshimi ndodhi duke u gdhirë e diela (25 Tetor), në orën 03:00 të mëngjesit, ku akrepat do të shkojnë 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të Tetorit dhe në të dielën e fundit të Marsit 2021, kohë kur ora shkon para.

Ndoshta kjo do të jetë hera e fundit që ne do ta bëjmë këtë, pasi parlamenti europian ka votuar që ora mos të ndryshojë më.