Nëse jeni me Covid dhe po merrni trajtim në shtëpi mjeku i njohur Ilir Allkja tregon situatën kur duhet t’ drejtoheni patjetër spitalit.

Në një lidhje direkte në Skype për Ora News  ai tha se nëse shfaqen  shenja serioze si mbajtja e frymës qytetarët duhet t’i drejtohen spitalit për të shmangur një dëm të parikthyeshëm për shëndetin e tyre.

Ilir Allkja për Ora News: Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me Covid të cilët shfaqin shenja të tilla si mbajtje fryme, duhet doemos t’ju drejtohen spitalit, duhet të shtrohen sepse në plot raste shkon në spital në momentin që në mushkëritë e tyre ka filluar fibroza gjë e cila shpesh herë rezulton si një dëmtim i parikthyeshëm, do ta vuajnë gjithë jetën , do të jenë individë me një kapacitet respirator të mangët, çka do të thotë që do kenë gjithmonë vështirësi të ecin, të ngjisin shkallët dhe të bëjnë një jetë normale. 

Ai tha se nuk ka rëndësi nëse do jenë me 3-4 veta në dhomë, rëndësi ka që do marrin shërbim, do kenë oksigjen boll, do kenë një mjek te koka, kjo është shumë e rëndësishme.

Deklaratën e gjeni në minutën 16:34

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P