Gjatë tubimit të tij të fundit presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka bërë nëj deklaratë e cila i ka habitur të gjithë.

Trump tha se nëse humbet në zgjedhjet që do të mbahen muajin e ardhshëm ndaj demokratit, Joe Biden  mund të largohet nga vendi.

Mbrëmjen e kaluar në një tubim në Georgia, Trump  tha se nëse humbet zgjedhjet ai nuk do të ndihet mirë e për këtë do t’i duhet të largohet nga vendi. Më tej ai tha se kjo është gara kundër kandidatit më të keq në historinë e politikës dhe kjo do ta bënte të ndihej në presion.

A mund ta imagjinoni nëse do të humbas, çfarë do të bëj? Unë do të jem i detyruar të them se kam humbur ndaj kandidatit më të keq në historinë e politikës. Ndoshta do të duhet të largohem nga vendi, nuk e di ”- tha Trump.